Berisha: Vendosni në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian

Berisha: Vendosni në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian

11:45, 18/06/2026

Kreu i opozitës shqiptare kërkoi gjatë fjalës së tij në kuvend që të, “vendosen në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian”

Berisha: Edhe njëherë, ndryshoni axhendën, vendosni në axhendë ligjet, të cilat kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetje të plotë të Parlamentit Evropian.

Parlamenti Evropian dje ka vendosur në rezolutë kërkesën për moratorium të çdo lloj leje në zonat e mbrojtura, të çdo lloj ndërtimi, të çdo lloj zhvillimi në zonat e mbrojtura dhe anulimin e ligjit që ka kërkuar prej kohësh Komisioni Evropian.

Përputhuni me axhendën e madhe të protestuesve.

Natyrisht e kam thënë dhe e them, mister Arameros, opozita e opozitës është vegël e qeverisë dhe nuk më impresionon mua kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco