Protesta kundër Ramës, mijëra qytetarë në marshim: Në shesh bien në sy flamujt e shumtë

18:40, 13/06/2026

Protesta kundër Ramës, mijëra qytetarë në marshim: Në shesh bien në sy flamujt e shumtë  Nën thirrjet “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të protestës kombëtare kundër qeverisë.

Përveç flamujve kombëtarë shqiptarë, në tubim vihet re edhe prania e flamujve të vendeve ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë. Mes tyre dominojnë flamujt britanikë, amerikanë por nuk mungojnë as ata të vendeve europiane krahas famurit kuq e zi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme po zhvillohen protesta edhe në vende të ndryshme të botës ku jetojnë komunitete shqiptare, me kërkesën për largimin e qeverisë.

Një numër i madh emigrantësh kanë mbërritur në Shqipëri ditët e fundit, duke iu përgjigjur thirrjes së organizatorëve për t’u bashkuar në protestën mbarëkombëtare. Në tubim bie në sy edhe prania e flamujve amerikanë, krahas atyre shqiptarë, si një nga simbolet më të spikatura të protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco