Tri sindikatat e mediumit publik, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së , Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovs, kanë mbajtur sot takim urgjent, ku thanë se është diskutuar lidhur me gjendjen e rëndë financiare të krijuar në mediumin publik, dhe të cilat ‘’unanimisht janë pajtuar që të fillohet me protesta nga e marta’’.
Lidhur me këtë, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK, ka thënë se e përkrahin protestën e sindikatave, dhe se, AGK qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.
‘’ Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj. AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt’’, thuhet në postim.
Postimi:
AGK-ja përkrah protestën e tri sindikatave të RTK-së pas vonesës së pagave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.
Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj.
AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt.
AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik.
AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti.
© SYRI.net