Fjolla Ujkani thotë se familja e saj u linçua: 110 mijë euro janë për operacionin e ardhshëm të Elzës, jo kompensim

Fjolla Ujkani thotë se familja e saj u linçua: 110 mijë euro janë për operacionin e ardhshëm të Elzës, jo kompensim

16:17, 25/05/2024

Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të komunës së Prishtinës për ndarjen e 110 mijë eurove motrës së saj, Elza Ujkani, e cila mori lëndime të rënda pas rrëzimit të kulmit nga objekti i komunës së re të Prishtinës.

Deputetja Ujkani tha se publiku është keqinformuar se ato para ishin dëmshpërblim për Elzën dhe familjen e saj dhe sqaroi se mjetet ishin ndarë për mbulimin kostos së një operacioni që ajo duhet ta kryejë jashtë vendit. Ajo tha se për këtë shumë është linçuar familja e saj në mediat sociale.

“Pas shumë vështirësive, netëve pa gjumë e traumave të njëpasnjëshme që kemi kaluar me shëndetin e motrës sime Elzës, dje u përballëm edhe me linçimin e familjes sonë në mediat sociale. Publiku u keqinformua se familjes sonë i është dhënë dëmshpërblim/kompensim nga Komuna për dëmin që i është bërë Elzës. Për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës, Elza duhet t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të mbuluar pjesën e dëmtuar dhe për të parandaluar komplikime të mëtejshme shëndetësore. Pa këtë operacion, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin e saj, që përfshijnë infeksione të mundshme dhe dëmtime të tjera të përhershme. 110.000 eurot janë për këtë operacion. Për operacionin e ardhshëm të Elzës”.

Fjolla Ujkani ka shkruar se asnjë shumë parash nuk mund ta kompensojë dhimbjet që ka përjetuar Elza dhe që ende vazhdon të përballet, derisa u ankua se pat përhapje të urrejtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco