Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë

Bislimi: Dialogu po përballet me refuzimet e shpeshta të Serbisë

21:24, 22/05/2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se procesi i dialogut po përballet me refuzime të shpeshta nga Serbia për të ecur përpara.

Ai ka thënë se Kosova është Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar në dialog.

“Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar, por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Bislimi thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Këto komentet ai i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësues nga Shoqata për Evropën Juglindore në Mynih (Southeast Europe Associaton), që po qëndrojnë në vendin tonë në një vizitë studimore.

Sipas komunikatës, Bislimi i njoftoi ata mbi situatën aktuale në vend dhe të arriturat e sukseset e vendit tonë përgjatë tri viteve të fundit të qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco