Kurti e provokon opozitën: Ne jemi gjithmonë gati për zgjedhje

Kurti e provokon opozitën: Ne jemi gjithmonë gati për zgjedhje

12:36, 15/05/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është pyetur nga gazetarët se a është gati për zgjedhje. Ai është përgjigjur se në këtë rast, opozita duhet të bëhet gati.

“Opozita duhet bërë gati. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se për të ka qenë e rëndësishme të diskutohet lidhur me agjendën legjislative, sepse sipas tij, janë “ngujuar” shumë marrëveshje ndërkombëtare.

“Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, ka thënë kryeministri.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka pasur një darkë pune me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe shefën e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Lexo më shumë: Kurti takon edhe partnerët e koalicionit, diskutojnë për zgjedhje

Në këtë darkë është diskutuar për zgjedhjet dhe sfidat e përmbushjes së agjendës legjislative.

“Në takim u trajtuan edhe kërkesat dhe qëndrimet e opozitës aktuale në Kuvendin e Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor. Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës, si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco