Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE

Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE

19:03, 24/04/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim deputetë të Parlamentit të Finlandës, njëherësh anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuar nga Kryetari i Komitetit, Kimmo Kiljunen.

Siç njofton kumtesa, në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe për zhvillimet e fundit.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Finlandës në çdo etapë të shtetit tonë. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka falënderuar deputetët finlandez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi për fuqizimin e të drejtave të njeriut për çdo qytetarë pa dallim, forcimin e demokracisë, si dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në takim u fol edhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-Finlandë, një synim i përbashkët i të dyja shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco