Të shtëna me armë zjarri në Hajvali

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali

22:53, 23/04/2024

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Hajvali, Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, derisa ka treguar se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 17:00 është rpaortuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Brigada 153’ në Hajvali. Nga veprimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë në këtë rast”, tha Borovci.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco