Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

17:06, 23/04/2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në takimet e fundit me kryenegociatorët Lajçak thotë se kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun.

Megjithatë, ai thekson se diferencat vazhdojnë të mbesin ende teksa shton se pret që në takimin e radhës në mes të kryenegociatorëve, bisedimet të bazohen në ide konkrete.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën ‘çështje të dinarit’. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco