ASK: Janë regjistruar mbi 530 mijë persona, përfshirë edhe komunitetin serb

ASK: Janë regjistruar mbi 530 mijë persona, përfshirë edhe komunitetin serb

11:03, 22/04/2024

Mbi 530 mijë persona janë regjistruar që nga fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë më 5 prill, ka bërë të ditur kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

“Deri dje janë regjistruar mbi 500 e 30 mijë persona, dhe mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë, për popullsinë rezidente, dhe aktivitete tjera mbështetëse janë sipas planit të deritanishëm. Nuk kemi sfida madhore në terren”, ka theksuar ai.

Kastrati ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë është duke u bërë në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe komunat në veriun e vendit.

Komuniteti serb është gjithashtu duke marrë pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat në veri, me disa vonesa të vogla që po adresohen nga angazhimi i shtuar i stafit me regjistrues.

Sipas tij, dhe pse ka pasur disa sfida të vogla në fillim, procesi ka vazhduar sipas planit të parashikuar.

“Të gjitha komunitetet janë duke marr pjesë në regjistrim. Edhe komuniteti serb është duke marr pjesë në regjistrim në të gjitha zonat dhe komunat në veri. Ka pasur një vonesë me staf me regjistrues në komunat veriore por kemi angazhuar staf dhe janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb ne veri, jo në atë masën si në zonat e tjera por ka filluar një regjistrim dhe presim që në javët ne vazhdim te këtë regjistrim edhe në atë pjesë”, ka deklaruar tutje Kastrati.

Kastrati ka theksuar se pritet që procesi të vazhdojë me intensitet të lartë dhe se objektivi është të sigurohet regjistrimi maksimal i popullsisë në të gjitha zonat e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco