KQZ jep shifrat e daljes së qytetarëve në votime dhe konfirmon së iniciativa për largimin e kryetarëve në Veri ka dështuar

KQZ jep shifrat e daljes së qytetarëve në votime dhe konfirmon së iniciativa për largimin e kryetarëve në Veri ka dështuar

19:46, 21/04/2024

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së konfirmon se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptar në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

“Të 23 qendrat evotimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:

Leposaviq 124 votues

Zubin Potok 18 votues

Zveçan nuk ka votuar asnjë votues

Mitrovicën e Veriut 111 votues.

Nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, pra nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj konstatojmë se iniciativa e qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar.

KQZ është angazhuar maksimalisht për të organizuar procesin e votimit në këto komuna”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco