KQZ: Deri në orën 15:00 në veri votuan 203 persona

KQZ: Deri në orën 15:00 në veri votuan 203 persona

16:06, 21/04/2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orë 15:00 në katër komunat në veri të Kosovës, 203 persona morën pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve komunalë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Sërish, sikurse edhe në njoftimin paraprak të KQZ-së, në Zveçan ende askush nuk ka votuar.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar deri më tani ju njoftojmë se procesi i votimit janë duke vazhduar. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan nuk ka votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues. Në emër të KQZ-së ftoj të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marr4ë pjesë në procesin e votimit”, u shpreh Elezi.

Paraprakisht, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kishin votuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco