Zyrtari i KKZ’së në Zubin Potok: Deri në orën 11:00 kanë votuar 7 persona, gjithçka ka shkuar sipas rregullave

Zyrtari i KKZ’së në Zubin Potok: Deri në orën 11:00 kanë votuar 7 persona, gjithçka ka shkuar sipas rregullave

14:29, 21/04/2024

Agim Kastrati, zyrtar i KKZ-së në Zubin Potok, dha detaje për votimin që po zhvillohet në këtë komunë për shkarkimin ose jo të kryetarit Izmir Zeqiri.

“Procesi i votimit në komunën e Zubin Potokut deri tani ka shkuar i rregullt, KKZ i ka bërë të gjitha përgatitjet bashkë me KQZ’në dhe SKQZ’në sa i përket aspektit teknik. Materiali i ndjeshëm dhe josensitiv janë shpërndarë nga ora 5 e tutje, dmth në orën 7 gjithçka ka funksionuar sipas rregullave dhe ligjit zgjedhor”, tha ai.

Ai tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 7 persona, ndërkaq bëri të ditur se në Zubin Potok të drejtë vote kanë 6600 persona dhe janë 5 qendra të votimit me 11 vendvotime.

Kastrati tha se për shkak të kushteve të motit janë shpenzuar derivatet në njërin nga gjeneratorët por “shpejtë” është rregulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco