Szunyog përcjell nga afër votimi në veri

Szunyog përcjell nga afër votimi në veri

12:58, 21/04/2024

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së sotme kur po mbahen votimi në veri, ka vizituar fshatin Çabra në komunën e Zubin Potokut.

Përmes një postimi në platformën “X”, Szunyog është shprehur se po merr pjesë në Vëzhgimin Diplomatik të organizuar nga BE.

Ai është shprehur se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po e vëzhgojnë votimin në qendra të ndryshme.

“Shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të fitojnë njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, ka shkruar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco