Braktisja masive e Shqipërisë nën regjimin e Ramës/ Berisha: Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori

Braktisja masive e Shqipërisë nën regjimin e Ramës/ Berisha: Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori

20:48, 20/04/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar që zhvillohet në rrugën e Shpresës, tha se braktisja masive e Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

Berisha tha se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend.

“Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë.  Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit.  Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor.

Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit.  Nga viti në vit forcohej drejtësia.  Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Edhe njëherë, cilin dëgjuat ju të shprehë shqetësim se një e treta e kombit në sundimin e armikut, e Pashiqit shqiptar, Edi Rama, braktisi Shqipërinë?

Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

Se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend.

Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë.

Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit.

Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor.

Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit.

Nga viti në vit forcohej drejtësia.

Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat.

Nga viti në vit rriteshin rrogat, rriteshin bizneset, rriteshin vendet e punës, rriteshin pensionet, ndërtoheshin shkolla, ndërtoheshin rrugë.

Kjo është e vërteta.

Prandaj nuk ka betejë më të shenjtë se beteja kundër kësaj vjedhje të tmerrshme që po u pin gjakun shqiptarëve.

Që po i denigron dhe poshtëron shqiptarët në qeniet më inferiore.

Që i shndërron institucionet e tyre në institucione private.

Bashkinë e kryeqytetit në bashki private të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij hajdutë.

Ku durohet kjo mo?

Zemërim, revoltë, revoltë, zemërim gjer në fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco