Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

12:28, 15/04/2024

Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka deklaruar tutje ajo.

Mes tjerash ajo ka kujtuar edhe mundin e ish-sekretares së Shtetit, Madeline Albright për çlirimin e Kosovës.

Osmani: Do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë

Ndryshe, presidentja Osmani më herët kishte theksuar se Kosova ka qenë një nga katër shtetet e përzgjedhura për këtë qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco