Vuçiq e konfirmon se u ka dërguar letra liderëve evropianë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Vuçiq e konfirmon se u ka dërguar letra liderëve evropianë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE

20:09, 14/04/2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia i ka marrë të gjitha masat dhe u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“I kam shkruar në total 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, kryesisht letra të personalizuara. I kam kërkuar secilit të ketë parasysh shkaqet specifike dhe marrëdhëniet që kemi. Në njërën anë atyre që e njohin Prishtinën, dhe në anën tjetër atyre që nuk e njohin”.

Ai ka thënë se në letra ka kërkuar që secili të shqyrtojë edhe një herë vendimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, cili ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës, dhe që vendimi të jetë ndryshe në Këshillin e Ministrave.

Në këtë Këshill – në një takim të majit – pritet të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës.

Ditë më parë, autoritetet serbe kanë thënë se kanë krijuar një grup punues që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco