Valdete Idrizi: Situata e grave në Kosovë, alarm për shoqërinë

Valdete Idrizi: Situata e grave në Kosovë, alarm për shoqërinë

17:11, 28/03/2024

Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar se ka ndryshime të mëdha në ndërgjegjësimin e njerëzve nëpërmjet viteve, por që ende nuk është e mjaftueshme.

Edhe pse ndryshimet aktuale e motivojnë atë, Idrizi në emisionin Reload ka thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë, pasi e drejta e gruas për jetë duhet të jetë alarm për shoqërinë tonë.

Ajo ka theksuar se ende ka raste të dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, disa prej të cilave nuk raportohen.

Kjo mungesë e raportimit, sipas saj, është një shenjë që gra nuk kanë guximin e mjaftueshëm për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, duke përmendur se e drejta për jetë është më bazike dhe duhet të jetë një alarm për shoqërinë.

“Ka ndryshime të mëdha, edhe kjo të motivon çdo ditë, sepse nëse nuk kisha parë ndryshime normal që isha dekuraju dikur isha ndalë nuk kisha fol e nuk kisha punu. Por jam e motivuar edhe sot. Por është e pamjaftueshme ende, ka shumë punë për të bërë. Ende kemi lajme që po vriten gratë, po dhunohen, po raportohet por më e rënda është që nuk raportohen se kanë guximin e mjaftueshëm se le më ta kërkojnë një të drejtë të tyre, e drejta për jetë çfarë po është drejtë më bazike. E kjo është më bazike dhe duhet të jetë alarm për shoqërinë”, ka thënë Idrizi, në emisionin Reload.

Gjithashtu, Valdete Idrizi ka përmendur se ka qenë drejtoreshë për Kulturë, Rininë dhe Sportin në Komunën e Mitrovicës për dy vjet dhe dy muaj, por për arsye personale dhe familjare është detyruar të largohet nga ky post.

“Dy vjet e dy muaj ku kam qenë drejtoresh për kulturë rini dhe sport në Komunën e Mitrovicës, dhe jam mirënjohëse që kam qenë aty, pro arsyet janë puro personale dhe familjare. Unë jam tip që kur e marrë punën ose e bëj 100 për qind ose hiç”, ka thënë mes tjerash ajo.

“Janë disa detyrime familjare që më duhet të shkojë në Gjermani për çështje familjare, bashkëshortin e kam atje babain e ka sëmurë. Kur fizikisht nuk mundesh me qenë prezentë në punë më mirë është me lëshu rrugë por dua ta bëj publike këtu për herë të parë. Pasi jam shumë e lumtur që drejtorinë do ta udhëheqë një djalë shumë i mirë një profesionist i zoti që është aty. Ai ka qenë aty edhe ka punuar shumë edhe më mirë se unë disa gjëra e dinë”, ka thënë tutje Idrizi.

Ajo ka pohuar se është e lumtur që drejtorinë e kësaj komune do ta udhëheqë një djalë profesionist, dhe ka falënderuar komunën për kohën që ka kaluar aty ka shprehur edhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tej në kapacitetin që ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco