Kërçeli publikon një projekt mbi 2.5 milionë euro të Komunës së Prishtinës: Çfarë po synon me këtë “Prishtina Parkingu”

Kërçeli publikon një projekt mbi 2.5 milionë euro të Komunës së Prishtinës: Çfarë po synon me këtë “Prishtina Parkingu”

13:53, 28/03/2024

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca Ilir Kërçeli, ka publikuar projektin e “Prishtina Parking”, në vlerë prej 2.5 milionë euro. Projekt ky i cili synon të fillojë zbatimin e projektit të qytetit Smart. 

Kërçeli i cili ka postuar një përshkrim të shkurtër të kontratës së këtij projekti, ka shtruar disa pyetje për Komunën  e Prishtinës, se çfarë po synojnë me këtë projekt.  

Postimi i plotë i Kërçelit:

Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro. Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës:

N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco