“Më 18 prill do të jetë data për përmbylljen e antarësimit të Kosovës në KiE”

“Më 18 prill do të jetë data për përmbylljen e antarësimit të Kosovës në KiE”

21:50, 27/03/2024

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku u rekomandua  që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Rreth kësaj çështjeje, Kushtrim Istrefi, Istrefi profesor në Universitetin e Utrehtit ka folur më shumë në emisionin Five.

Sipas Istrefit, ky ka qenë një moment moment tejet i rëndësishëm për definimin e asaj se çfarë janë kriteret për antarësim dhe kur mund të parashihet pjesa e votimit për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Komiteti që sot ka vendosur me një shumicë dërmuese, ka vendosur që të përcaktojë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për antarësim, dhe që e fton Kosovën që të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës,” u shpreh Istrefi.

Teksa data e votimit do të jetë më 18 prill ai bëri të ditur se në këtë datë do votojnë më shumë deputet.

“Ky opinion ka pasur shumë sfida dhe diskutime të mëdha që të modifikohet, por ka kaluar me sukses pa modifikime dhe do të vendoset më 18 prill në asamblenë parlamentare të KE, të njëjtit deputetë që kanë votuar sot do të votojnë poashtu, por numri i deputetëve do të jetë më i madh, duke parë suksesin e sotëm në këtë komitet mundësitë që ky opinion të votohet pozitivisht në prill është jashtëzakonisht i madh, është një finale para finales ku vota e sigurimit të saj sot paracakton edhe determinon atë se çka presim në prill,” tha ai.

E për antarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës për Istrefin kjo çështje ndonëse duket pak e vonë.

“Kosova nëse flasim realisht është dashtë të jetë anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 2008 dhe çështja e plotsimit të kritereve është e një rëndësie të madhe, edhe çështja e Manastirit të Deçanit në këtë cështje ka qenë një domosdo e përmbylljes së saj, porse është poashtu çështje politike kur kuptohet se çështjet që janë ngritur sot për diskutim ta zëmë dhe cështjet që kanë qenë më kontestuse në raport ndërlidhen me çështjen e shtetësisë së Kosovës, dhe dialogun Kosovë-Serbi.”

E data e sotme për të ka qenë e rëndësishme pasi që në mënyrë mënyrë parimore është përmbyllur ky raport e pastaj do të servohet tek Asambleja Prlamentare në muajin prill për t’u votuar e për të mos pasur asnjë pengesë.

“Cështja kryesore është se tani është drita e gjelbërt nga ky komitet që Kosova të antarësohet, sigurisht që procesi nuk është tërësisht i përmbyllur por është një ditë e rëndësishme dhe një votim i rëndësishëm në këtë proces,” ka thënë Istrefi.

Më 18 do të jetë data për përmbylljen e antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku do të votojnë një numër i madh i deputetëve nga e gjithë Evropa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco