Osmani me deputetin e Bundestagut gjerman, flasin për situatën politike dhe të sigurisë në vend

Osmani me deputetin e Bundestagut gjerman, flasin për situatën politike dhe të sigurisë në vend

19:45, 27/03/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin dhe zëdhënësin e Politikës së Mbrojtjes së Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z. Florian Hahn, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Me këtë rast, presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe  mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit  mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve  euroatlantike.

Mëtej, sipas njoftimit të Presidencës, Osmani theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco