Pas miratimit të propozimit, Asambleja Parlamentare zbulon datën tjetër të rëndësishme për Kosovën

Pas miratimit të propozimit, Asambleja Parlamentare zbulon datën tjetër të rëndësishme për Kosovën

17:36, 27/03/2024

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton Sinjali.

Raporti u miratua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Siç ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë 27 marsit se themelimi i Asociacionit për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh më 2013 – nuk është kusht për anëtarësimin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se në raportin e Bakoyannis qartëson në paragrafin e 11 se “kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, Francë bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

The @PACE_Political Affairs Committee, meeting in Paris, has recommended that Kosovo* be invited to become a member of the @CoE. More details on the PACE site soon…

Next step: a plenary debate – due on 18th April – and a vote by the full Assembly on its statutory Opinion.

— PACE (@PACE_News)March 27, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco