Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Prishtinë?

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Prishtinë?

16:11, 27/03/2024

Një ngjarje tronditëse ndodhi të martën në Prishtinë, ku përmes të shtënave me armë zjarri mes dy grupeve mbetën të vdekur dy persona.

Të mërkurën, ndërroi jetë edhe gruaja që kishte qenë rastësisht pjesëmarrëse në trafik në momentin e të shtënave.

Shefi i Klinikës së Mjekimit së Intensives, Shaqir Uka, tha se e njëjta ishte sjellë me shenja jete të martën, por që për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë, s’arrit t’i mbijetonte plagëve.

Në anën tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë  e kanë konfirmuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Nga policia është thënë se po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco