Ish-zyrtari i MINT-it i reagon Ministres Hajdari në lidhje me deklaratat e saja

Ish-zyrtari i MINT-it i reagon Ministres Hajdari në lidhje me deklaratat e saja

12:54, 27/03/2024

Ermal Kutllovci i cili është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së MINT-it, Rozeta Hajdarit.

Kjo e fundit ka thënë mbrëmë në një emision se Kutllovci kishte probleme me zv.sekretarin e përgjithshëm dhe stafin e departamentit të rezervave shtetërorë.

Ai këtë gjë e ka demantuar duke e quajtur të pavërteta.

Kutllovci në reagimin e tij ka bere të ditur se arsyeja kryesor e largimit të tij nga MINT-i ka qenë pretendimi se ky i fundit ka ofenduar menaxhmentin e lartë, përcjell IndeksOnline.

Postimi i tij i plotë:

Reagim ndaj intervistës së dhënë nga Ministrja, Rozeta Hajdari, KTV – Emisioni (60 Minuta).

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur miq, shokë e familjarë,

Për hir të korrektësisë së opinionit publik dhe të vërtetës, reagoj publikisht ndaj intervistës së dhënë mbrëmë nga Ministrja, Rozeta Hajdari.

Sa i përket deklarimit se unë kam pas telashe me zv.Sekretarin e Përgjithshëm dhe stafin e Departamentit të Rezervës Shtetërore, kjo është e pavërtetë, saqë secili prej jush mund t’a konstatoj në e-mailin e Drejtorit të Departamentit të Rezervës Shtetërore dhe kërkesën për inicim të procedurës disiplinore të iniciuar nga zv.Sekretari i Përgjithshëm i MINT-it.

Shihni e-mailat e bashkangjitur: (Vërejtjen verbale dhe kërkesën për inicim të procedurës disiplinore).

Vërejtja verbale është anuluar pas ankimimit tim në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku qëllimisht e njëjta vërejtje përdoret prapë si provë në procedurën disiplinore. Shihni Vendimin Nr. Protokolli 336/2024, datë: 19 Janar 2024 (KPMShCK) dhe Vendimin Nr. Protokolli 398/03, datë: 25 Janar 2024 (MINT).

zv.Sekretari i Përgjithshëm, edhe përkundër anulimit të vërejtjes verbale nga KPMShCK e lejon zhvillimin e procedurës disiplinore, pa asnjë provë relevante, madje çuditërisht e mbanë të përfshirë në kërkesë disiplinore Ministrën Hajdari për ta informuar se unë po e zbatoj urdhrin politik të dhënë në takimin e datës, 11 dhjetor 2023. Ju mund ta shihni vet se kush ishte personi i cili dha urdhër politik për largimin tim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)?!

Arsyeja kryesore e cekur në vendimin për largimin tim nga MINT, ka qenë pretendimi se unë e kam ofenduar menaxhmentin e lartë në takimin e mbajtur me datën, 11 dhjetor 2023, por mbrëmë si duket Ministrja Hajdari ka bërë tërheqje taktike?!

Se a ka qenë e informuar Ministrja Hajdari lidhur me situatën e dëshmojnë shkresat e njëpasnjëshme drejtuar pikërisht asaj, gjithnjë duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publikë, Neni 25, Paragrafi 1, 2 dhe 3, Neni 26, Paragrafi 2 dhe 3.

Ja disa shkresa zyrtare drejtuar Ministrës, Rozeta Hajdari:

1. Shkresa e datës, 7 Mars 2022,

2. Shkresa e datës, 26 Korrik 2022, dhe

3. Shkresa e datës, 4 Tetor 2022.

Vlenë të theksohet qartë se procedurat për furnizim të rezervave shtetërore të mallrave janë të saktësuara sipas Nenit 19 dhe 20 të Ligjit Nr.03/L-244 për Rezerva Shtetërore të Mallrave. Pra ligji bazë e rregullon procedurën e furnizimit si procedurë të hapur dhe po i njëjti ligj nuk parasheh formë  të negocimit. D.m.th, procedura e zhvilluar në vitin 2022, bie ndesh me dispozitat e ligjit bazë.

Shihni e lexoni me kujdes, Ligjin e Rezervave Shtetërore të Mallrave, Nenin 19 dhe 20.

Kurrë në jetën time nuk jam rreshtuar me të pavërtetën e kurrë në asnjë rrethanë si kam shërbyer klientelave e grupeve të interesit.

Me mua nuk kalon mashtrimi e sidomos me mua.

Sinqerisht,

Ermal KUTLLOVCI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco