Për dy muaj regjistrohen 51 biznese të reja në veri

Për dy muaj regjistrohen 51 biznese të reja në veri

16:02, 25/03/2024

Nga data 25.01.2024 deri më 25.03.2024, janë regjistruar 51 biznese të reja në komunat veriore të vendit, në zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 25 janar 2024, ndërsa marrëveshjet për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së në Zubin Potok e Zveçan, u nënshkruan me kryetarët e këtyre komunave me 15 mars 2024.

Marrëveshjet e nënshkruara me kryetarët e komunave veriore, dëshmojnë angazhimin e përbashkët për të mbështetur zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.

Prandaj, në këtë kontekst të frytshëm të zhvillimeve, MINT/ ARBK është duke vazhduar të përforcojë bashkëpunimin me autoritetet e komunave veriore, për të informuar dhe lehtësuar qasjen në programet dhe skemat mbështetëse për zhvillim të bizneseve vendore, me synim rritjen e mirëqenies socio – ekonomike për të gjithë qytetarët tanë.

Numrat e fundit të regjistrimit të bizneseve të reja gjatë periudhës 25 janar 2024 – 25 mars 2024:Leposaviq: 18 biznese të rejaZubin Potok: 7 biznese të rejaZveçan: 12 biznese të rejaMitrovica Veriore: 14 biznese të reja.

Kjo është një shenjë inkurajuese për ekonominë lokale dhe një hap pozitiv drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco