Abdixhiku në Obiliq: Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë

Abdixhiku në Obiliq: Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë

12:03, 25/03/2024

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Obiliqin në përvjetorin e 34-të të themelimit të degës.

Kryetari theksojë se LDK-ja po mbledhë rreth vetës njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale.

Postimi i plotë i Kreut të LDK-së:

Në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Degës dhe Komunës, z. Xhafer Gashin, shënuam përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës. Mes mirënjohjeve të dhëna për kontributin e gjeneratave të tëra, shtruam thirrjen tonë për të tashmen sikurse dhe vizionin tonë drejt së ardhmes.

LDK po mbledhë rreth vetes njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme!

Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.

Popullistët këtë nuk kanë brengë. Fillimsiht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim. Dhe në këtë mirëmbajtje kanë mbetur të kurthuar në përballjen me të shkuarën. Aty qëndrojnë me mburrje e krenari, por aty Kosova s’duron të qëndrojë më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco