Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osmani: Zëri i popullit më pro perëndimor meriton të dëgjohet

Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osmani: Zëri i popullit më pro perëndimor meriton të dëgjohet

21:45, 24/03/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë sot vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.

Osmani, në një postim në platformën X, kjo do të mundësojë që zëri i popullit më pro NATO-s në botë të dëgjohet.

“Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare si anëtar i asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë”.

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka bërë më dije se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco