25 vite nga ndërhyrja e NATO/ Berisha: Mirënjohje për SHBA, shpëtuan popullin e Kosovës

25 vite nga ndërhyrja e NATO/ Berisha: Mirënjohje për SHBA, shpëtuan popullin e Kosovës

15:43, 24/03/2024

Depueti i Kuvendit të Kosovës Hysni Berisha në një intervistë për Syri TV duke folur në lidhje me 25-vjetorin e sulmeve ajrore kundër Serbisë falenderon NATO-n për kontributin e tyre për të ndaluar abuzimin nga regjimi i Slobodan Millosheviç ndaj popullatës civile në Kosovë.

Berisha shpehet se koordinimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndërkombëtarët mbetet i vazhdueshëm.

 “Veç forcat ajërore të Serbisë që ishin sfidë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për luftë tokësore me leksionin që nxorrëm në vitin 1998, deri në shtator  kur u bë ofensiva e madhe dhe që Millosheviçi pretendoi se e zhduki UÇK-në , ne bëm një riorganizim të doktrinës së luftës dhe sistemeve të zjarrit e formave të luftimit. Kaluam në forma konvencionale të organizimit të njësive dhe vendosëm të fillonim një luftë frontale mbi doktrinën. Mirëpo forcat ajërore serbe ishin sfidë, pa marrë parasysh se sado të fuqishëm, të vendosur e të motivuar që ishim ne. Ndërhyrja e NATO-s me forca ajërore ishte lehtësim i madh sepse i izoloi forcat ajërore të Serbisë.

I kemi sfiduar të gjithë deri në atë masë sa ka ardhur në situatë që i kemi përgjuar duke thënë ‘s’kemi municion më’, dukë tënë se nuk dinë me marrë elementet e armëve. Ky ishte realiteti i terrenit të luftës tokësore. Rezultat i kësaj fitoreje ishte mbështetja e forcave ajërore të NATO-s të cilat e lehtësuan edhe luftën tonë në terren, njëkohësisht e shpëtuan popullin shqiptar nga pretendimet e regjimit të çmendur të Millosheviçit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco