O’Brien: Mbajtja përgjegjës e autorëve të Banjskës duhet të ndodh shpejt, mirëpresim shkarkimin e Vulinit e ofrimin disa garancive nga Serbia

O’Brien: Mbajtja përgjegjës e autorëve të Banjskës duhet të ndodh shpejt, mirëpresim shkarkimin e Vulinit e ofrimin disa garancive nga Serbia

13:28, 23/03/2024

Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, në konferencën për gazetarë të mbajtur virtualisht të premten, ka folur për situatën e sigurisë, kërcënimin e fundit të Aleksander Vuçiq dhe videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti për ushtarët serbë në afërsi të kufirit me Kosovën.

O’Brien ka thënë se SHBA është duke i vëzhguar ushtrimet e ushtrisë serbe, derisa ka thënë se çështja kryesore është që të dy palët të reduktojnë tensionet në rajon. O’Brien ka thënë se kjo përfshinë edhe veprimet që s’janë të lidhura me ushtrimet në fjalë.

Ai në bisedën me gazetarë ka thënë se SHBA ia ka bërë të qartë Serbisë që individët që kanë qenë të përfshirë në sulmin e Banjskës duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, dhe ka shtuar se SHBA-ja pret që një gjë e tillë të ndodh shumë shpejt.

Ndërsa, ka thënë se Qeveria e Serbisë tashmë ka marrë disa hapa që nga 24 shtatori 2023, duke përmendur shkarkimin e Alekasnder Vulinit nga pozita e shefit të inteligjencës serbe. Zyrtari amerikan ka thënë se SHBA e ka mirëpritur një vendim të tillë, përfshirë këtu edhe heqjen e trupave prapa dhe ofrimin e disa garancive për aktivitete në Veri.

“Pra, nga palës serbe ne ia kemi bërë të qartë se individët që u përfshinë në aktet e shtatorit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Dhe ne presim që kjo të ndodhë dhe të ndodhë së shpejti. Qeveria serbe tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash që nga 24 shtatori, dhe ne i mirëpresim ato, duke përfshirë shkarkimin e kreut të agjencisë së inteligjencës, zhvendosjen e bazës së trupave prapa dhe ofrimin e disa garancive për aktivitetin në veri. Por ne duam të shohim që këto tensione të mbeten të ulëta, dhe kështu disa nga këto aktivitete janë ato që ne do të preferonim të mos ndodhin”, ka thënë James O’Brien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco