Ndërrohet sërish drejtori i AAC-së

Ndërrohet sërish drejtori i AAC-së

21:31, 22/03/2024

Për herë të tretë brenda pak muajsh është ndërruar drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Në nëntor të vitit 2023, në krye të këtij institucioni u emërua Alban Ramabaja, për t’u kontestuar ky vendim më 19 janar, kur KPMSHCK-ja gjeti shkelje në konkurs.

Sipas KMPSHCK-së, Ramabaja nuk kishte përmbushur kushtin e përvojës menaxheriale për të qenë ushtrues i detyrës së drejtorit, raporton Indeksonline.

Para se të emërohej Ramabaja në këtë pozitë, AAC-ja udhëhiqej nga Bujar Ejupi, i cili u shkarkua nga qeveria në gusht të vitit 2023.

“Mosparovimi i raporteve vjetore të AAC-së nga Kuvendi i Kosovës, raportimi i shkeljeve profesionale të Ejupit nga ana e Bordit mbikëqyrës të AAC-së, raportimi me shumë gjetje i Autoritetit Mbikëqyrës të Islandës në emër të KFOR-it, raporti me 20 gjetje i ekspertëve austriakë si dhe një varg shkeljesh tjera, paraqesin bazë të mjaftueshme për përfundim të parakohshëm të mandatit të tij”, kishte deklaruar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ndërkaq në vendimin e siguruar nga Indeksonline, ministri Liburn Aliu emëroi një tjetër ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të AAC-së.

MMPHI-ja mori dje vendim që Burim Dinarama të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës për periudhë gjashtë mujore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco