Kurti: Nëse Serbia nuk dënohet apo sanksionohet për sulmin në Banjskë, s’ka dialog

Kurti: Nëse Serbia nuk dënohet apo sanksionohet për sulmin në Banjskë, s’ka dialog

10:17, 25/10/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse Serbisë nuk i vihen sanksionet apo nuk dënohet lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, “nuk do të ketë dialog”.

Kështu është shprehur ai për “Financial Times”, para raundit të bisedimeve në Bruksel.

“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha Kurti.

“Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin”, shtoi ai.

Të enjten në Bruksel, pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco