Rritje rekorde e rasteve të ngacmimeve seksuale të femijëve në internet

Rritje rekorde e rasteve të ngacmimeve seksuale të femijëve në internet

14:10, 15/08/2023

Shifrat e shoqatës britanike për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve tregojnë se numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë vitin e kaluar.

Gjithsej 6,350 krime në lidhje me komunikimin seksual me fëmijët u regjistruan deri në mars 2023, një rritje prej 82% që kur kjo vepër u trajtua për herë të parë në 2017.

Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave. Vajzat ishin në shënjestër në rastet kur dihej gjinia.

Rrjetet sociale ku më shumë janë të përhapura këto raste janë, Snapchat me 26% të rasteve, ndërsa Facebook, Instagram dhe ËhatsApp i Metës janë përdorur në 47%.

Në total, 150 lojëra, aplikacione dhe faqe të ndryshme u përdorën për të shënjestruar fëmijët.

Shoqata e cila ka publikuar shifrat është një organizatë bamirëse britanike për mbrojtjen e fëmijëve.

IKSHPK jep informata të rëndësishme për masat parandaluese kundër Sindromës meningjeale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco