SYRI TV/ Albin Kurti konfirmon paktin me BE-në: Do të reduktojmë praninë policore në veri

15:02, 12/07/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar në mbledhjen e sotme të qeverisë arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Europian për të çtensionuar situatën në veri.  Sipas Kurtit, në planin me 4 pika parashikohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës dhe uljes së prezencës së policisë.  Ndërkohë Prishtina zyrtare angazhohet për mos rritjen e tensioneve me Beogradin.

Nga SYRI TV

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e përjavshme të qeverisë ka dhënë detaje mbi marrëveshjen për çtensionimin  e situatës në veri të Kosovës.

Sipas Kurtit, në bazë të marrëveshjes që përmban 4 pika  të arritur në Bratisllavë nga Zv.kryeministri Bislim Bislimi dhe emisari i  BE, Miroslav Lajçak, 25 përqind e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri do të zhvendosen diku tjetër dhe se Prishtina zyrtare angazhohet për mos rritjen e tensioneve me Beogradin.

Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit në përfundim të verës.

Kreu i qeverisë së Kosovës  evidentoi nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Në fund të fjalës së tij Albin Kurti theksoi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, dy palët duhet të pranojnë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco