Kurti për ‘Washington Post’: Do takohem me Vuçiç, deklaratat e Blinken ishin të dëmshme

Kurti për ‘Washington Post’: Do takohem me Vuçiç, deklaratat e Blinken ishin të dëmshme

19:48, 01/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha një intervistë të enjten për gazetën e madhe amerikane ‘Washington Post’, ku kritikoi si të dëmshme qortimet e ardhura nga Departamenti i Shtetit.

Por gjatë intervistës, Kurti tha se do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në mes të përpjekjeve për të de-përshkallëzuar situatën.

Data e takimit nuk është përcaktuar akoma, por ai po organizohet nga kryeshefi i diplomacisë evropiane, Jose Borrell.

Duke iu referuar kritikave të bëra nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, Kurti tha se ai e kupton se perëndimi kërkon të ruajë paqen.

“Por kur ke të bësh me të djathtën ekstreme, me ultra nacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen, thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco