Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

15:22, 24/05/2023

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar të mbahet mbledhja e kryesisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes së kryesisë, të premten pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco