Policia i gjeti armë në shtëpi, ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Kllokot

Policia i gjeti armë në shtëpi, ngritet kallëzim penal ndaj një personi në Kllokot

14:00, 24/05/2023

Sot është arrestuar një person në Kllokot pasi dyshohet se I kanë gjetur një pushkë, një pistoletë dhe 34 fishekë.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.

Njoftimi i plotë:

Armëmbajtje pa leje

Gjilan, 24 maj 2023   

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kllokot në mbështetje edhe nga njësite policore të Stacionit Policor Viti sot me datën 24.05.2023 me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit G.P. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar serb).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) pushkë e llojit M48, një (1) pistoletë e llojit ,,Cervena Zastava“ e kalibrit 7.65 mm dhe tridhjetë e katër (34) copa fishekë të kalibrit 7.92 mm. 

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco