Krasniqi garanton: Kryetarët e rinj do të ushtrojnë mandatin në Komunat ku janë zgjedhur

Krasniqi garanton: Kryetarët e rinj do të ushtrojnë mandatin në Komunat ku janë zgjedhur

12:53, 24/05/2023

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka nënvizuar faktin se kryetarët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor në Komunën ku janë zgjedhur.

“Ata do të jenë në shërbim të qytetarëve, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh secilin detaj, prandaj kryetarët do të punojnë në Komunën ku janë zgjedhur”, ka thënë Krasniqi fillimisht.

I pyetur se a do të përdorin objektet komunale kryetarët e rinj në Veri apo do t’i ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative, Krasniqi ka refuzuar të përgjigjet, megjithatë ai ka theksuar se serbët lokal, janë të interesuar të jenë pjesë e kabineteve të kryetarëve në Veri.

“Do të ketë nënkryetarë nga radhët e komunitetit serb edhe në Komunat e tjera jo vetëm në Mitrovicë të Veriut, do të ketë edhe drejtorë nga komuniteti serb, serbët janë të interesuar të jenë pjesë e një normaliteti qeverisës lokal, ku kryetari është në shërbim të tyre e jo në shërbim të grupeve kriminale”.

Krasniqi më tej ka bërë të ditur kryetarët e ri të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, do betohen të enjten në zyrat lokale për komunitete.

“Këtë si ministri e kemi mbështet nesër është gjithçka gati që asamblistët dhe kryetarët e rinj të japin betimin dhe të fillojnë punën në përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh secilin detaj të organizimit të seancës konstituive të Kuvendeve Komunale dhe dhënies së betimit të kryetarëve mirëpo edhe vazhdimin e seancave të tjera. Sidoqoftë në situatën për të cilin po flasim nesër do të organizohet seancat e asambleve komunale në zyrat lokale për komunitete”.

Krasniqi gjatë konferencës ka thënë se plotësim/ndryshimi i amendamentit për Ligjin për Buxhet i kërkuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës do të shkojë shumë shpejt në Kuvend, pas sipas tij amendamenti është bërë sipas kërkesë së kryetarëve të komunave për të hyrat vetjake.

“Ne kemi pas takim me Kurtin javën e kaluar dhe jemi dakorduar që kryetarët bëjnë kërkesë për propozim/ndryshimin e amendamentit të kërkuar nga LDK-ja për Ligjin për Buxhet. Kemi pranuar një kërkesë dhe është në proces e sipër. Është diçka që do të shihet shumë shpejt në Kuvend sipas kërkesave të kryetarëve të komunës”, ka thënë Krasniqi në konferencë për shtyp të mërkurën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco