Rama takohet me përfaqësues të FMN-së, diskutohet për shkolla e lagje

Rama takohet me përfaqësues të FMN-së, diskutohet për shkolla e lagje

12:43, 24/05/2023

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për disa projekte, ndër to për shkolla, lagje dhe blerje autobusësh.

“Bashkë me Nënkryetarin Alban Zogaj dhe anëtarë të kabinetit tim, takuam përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët po kryejnë Vlerësimin e Menaxhimit të Investimeve Publike në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Në takim diskutuam projekte shumë të rëndësishme për Kryeqytetin si; Rigjenerimi i Lagjes Kodra e Trimave; shkollat e reja që po ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat dhe blerjen e autobusëve të rinj në bashkëpunim me EBRD”.

Rama po ashtu tregoi që u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit midis qeverisë lokale dhe asaj qendrore.

“Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth nivelit të bashkëpunimit të institucioneve të Kryeqytetit me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu u dakorduam për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kryeqytetit dhe FMN-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco