Qeveria formon Këshillin Ndërministror për Kontroll të Duhanit

Qeveria formon Këshillin Ndërministror për Kontroll të Duhanit

11:47, 24/05/2023

Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, kanë miratuar projektligjin për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Kurti theksoi se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik mbi efektet e dëmshme të duhanit.

Ai tha se gjatë inspektimit do të këtë zero tolerancë.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ligji mbi mbrojtjen e duhanit është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 por që asnjëherë nuk është marrë përsipër.

Vitia tha se qeveria aktuale është duke marrë aksione me qëllim uljen e duhanpirësve.

Këtë vendim e miratuan të gjithë ministrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco