Betimi i kryetarëve në veri do të bëhet nesër, kryeministri jep detaje të rëndësishme

Betimi i kryetarëve në veri do të bëhet nesër, kryeministri jep detaje të rëndësishme

11:39, 24/05/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së qeverisë ka konfirmuar se kryetarët e tri komunave në veri pritet që të betohen nesër.

Ndonëse nuk ka treguar se ku, Kurti deklaroi se seanca konstituive dhe betimi i kryetarëve do të mbahet në “ndërtesa publike në këto komuna”.

“Nesër në ndërtesat publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve. Kanë kaluar mbi gjashtë muaj prej kur këto komuna mbeten pa kryetarë, pa kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, Kurti ka folur edhe për betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, derisa bëri të ditur se dje janë emëruar edhe katër drejtorë.

“Të premten, Erden Atiq bëri betimin e tij, kjo është normale pas një procesi zgjedhor, e nënkretare e komunës u emërua Katarina nga radhët e komunitetit serb, edhe kjo është normale. Dje u emëruan katër drejtorë, një serb, një boshnjak, një egjipitan e një shqiptar.” – ka thënë ai.

Sa i përket daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet që u mbajtën para një muaji, Kurti tha se pati presion nga Beogradi zyrtarë ndaj qytetarëve në veri.

“Dje u bë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore. Nuk pati asnjë incident, ishin të qeta dhe paqësore. Friëksimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi ndikoi drejtpërdrejtë në daljën e ulët të qytetarëve tanë.” – u shpreh Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco