'Takimet e mia me njerëz idealistë'/ Berisha: Rama merr me detyrim administratën

22:18, 12/05/2023

Sali Berisha lideri i Partisë Demokratike pas përmbylljes fantastike të fushatës në kryeqytet me kandidatin Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin Çim Peka Live .

Berisha është shprehur se takimet që kam bërë unë në këtë fushatë janë të pakrahasueshme me takimet e mia të mëparshme sepse këto janë takimet e para që nga viti 1992 që bëhen vetëm me njerëz idealist dhe që nuk kanë asnjë lidhje me administratën dhe shtetin

"Takimet që kam bërë unë në këtë fushatë janë të pakrahasueshme me takimet e mia të mëparshme sepse këto janë takimet e para që nga viti 1992 që bëhen vetëm me njerëz idealist dhe që nuk kanë asnjë lidhje me administratën dhe shtetin. Rama merr me detyrim administratën dhe nuk ka asnjë entuziazëm dhe janë të dëshpëruara, nuk kanë frymë. Takimet që unë kam zhvilluar janë më të mëdhatë që mund të kem pasur.

Kur kam hapur fushatën elektorale në vitin 1991 e kam hapur me një mik anglez, Jeffry Patty, dhe mund të them se jo më shumë se 1/3 e stadiumit ishte në shkallë me njerëz, pasi dua të them të vërtetën, njerëz idealist ishin ato, diku ke 5 mijë njerëz.

Takimet janë të shkëlqyera dhe të zjarrta ku ka një diferencë të madhe me krahun tjetër, por kemi pasur dhe kandidat të shkëlqyer dhe me një autoritet të madh moral."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco