Berisha: Nuk e kisha menduar se do të rikthehesha dhe do të zhvilloja 5 takime në ditë

22:06, 12/05/2023

Sali Berisha  lideri i partisë demokratike pas përmbylljes fantastike të fushatës në kryeqytet me kandidatin Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin Çim Peka Live .

Berisha është shprehur se nuk e kisha menduar se pas dorëheqjes do të rikthehesha dhe të bëja 5 takime në ditë cep në cep të Shqipërisë.

"Tani të flas hapur, në një fushatë për atë që drejton fushatën problemi është zëri. Unë nuk kam probleme fizike, nëse vitet do ti marrësh në dy mënyra, si kronologji sepse ato aq janë dhe nis e i merr si biologji ato janë krejt tjetër, është histori tjetër.

Po ta veshë re ti Rama është një njeri i rënë, komplet, dhe atë mënyrën e vet si e organizon ditën ai ka një plogështi, ai nuk del në punë në mbledhje të qeverisë. Kjo histori nuk është e vjetër pasi edhe kur ishte në bashki ka qenë e faktuar se gjithë javën rrinte në Peze dhe vetëm të shtunë dhe të dielën dilte të mashtronte qyetarët.

Unë nuk e kisha menduar se do të rikthehesha dhe të zhvilloja 5 takime në ditë pasi isha ndarë përfundimisht dhe paqësisht, besnik ndaj vendimit tim i marrë që në verën e viti 1991, e cila nisi me humbjet e zgjedhjeve dhe hyrjen ne qeverinë e stabilitetit, pasi mendonim se ishim në opozitë ne ishim thellësisht në qveri pasi kishim shumicën. Në ato kushte unë mendova se në rast do të humbim zgjedhjet që vinin do të japja dorëheqjen përfundimisht, dhe në këtë drejtim ai vendim ishte ruajtuar, edhe  në vitin 2001 unë i faktova se ato zgjedhje ishin grabitur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco