Deputetja e AAK merr merita për projektin që e finalizoi Qeveria Kurti

Deputetja e AAK merr merita për projektin që e finalizoi Qeveria Kurti

21:47, 12/05/2023

Si projekt nisi vite më parë.

Por, tani, qyteti i Gjakovës është bërë me impiant të ujërave të zeza, shkruan Syri Kosova.

Projekti që u nis në kohën sa Albena Reshitaj ishte ministre, përfundoi dje, e kjo gjë e ka lumturar mjaft ish-ministren.

“E lumtur që vendosa gurthemelet e krijimit të Impiantit të ujrave të zeza në Komunën e Gjakovës  katër vite më parë në cilësinë e Ministrës së Mjedisit, projekt ky që u përurua dje realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë dhe asaj të  Zvicrës.

Impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura janë bazë infrastrukturore për një mjedis ujor më të pastër. Ashtu siq kam thënë aso kohe për fat të keq me duhet të vazhdoj ta potencoj edhe sot pas kaq vitesh që gjendja aktuale e trajtimit të ujërave të ndotura në Republikën e Kosovës është ende në fazë të sfidave me ç’rast vetëm falë donatorëve dhe rëndësisë që ata i japin trajtimit të mjedisit arrihet të përmirësohet sadopak gjendja përndryshe mjedisi dhe projektet mjedisore vazhdojnë të mos merren me prioritet” shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco