Keqpërdori detyrën zyrtare sa ishte drejtor i Agjencisë së Efiçiencës për Energji, policia e arreston

Keqpërdori detyrën zyrtare sa ishte drejtor i Agjencisë së Efiçiencës për Energji, policia e arreston

21:15, 12/05/2023

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.K., pasi që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

42-vjeçari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Eficiencë të Energjisë, dyshohet se ka nënshkruar kontratë rreth realizimit të disa projekteve në Burgun e Dubravës në vlerë prej 199,500.00 euro.

“Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera  271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar, ku ndaj tij është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco