Mihali e VV lajmërohet nga Tirana, flet për të 'arriturën e madhe' të Kosovës që ndodhi sot

Mihali e VV lajmërohet nga Tirana, flet për të 'arriturën e madhe' të Kosovës që ndodhi sot

20:53, 12/05/2023

Dejona Mihali e VV ka reaguar nga Tirana në lidhje me hapjen e ankandit të parë për 100 MW energji solare.

Mihali ka thënë se shumë përpjekje janë bërë deri në këtë ditë, shkruan Syri.net Kosova

"Për kontekstin e Kosovës një e arritur e madhe progresiste. E thënë dhe e jetësuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Artane Rizvanolli", ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi:

Sot u hap ankandi i parë për 100 MW energji solare. 
Për kontekstin e Kosovës një e arritur e madhe progresiste. E thënë dhe e jetësuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Artane Rizvanolli
Si ka qenë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka kundërshtuar në mënyrë sistematike formën e vjetër të dhënies së lejeve për energji të ripërtëritshme  dhe tarifat nxitëse.
Një nga rastet e kemi paditur në Gjykatë dhe fituar kundër ZRRE-së dhe grupit Devolli që kanë uzurpuar licencat për kapacitete të tilla në 10 vite. 
Nga sot kjo më nuk do të ngjajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco