Aktgjykimi i Kushtetueses të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit

Aktgjykimi i Kushtetueses të jetë baza për hartimin e statutit të Asociacionit

13:45, 11/05/2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas KDI-së, bazë për hartimin e statutit të Asociacionit duhet patjetër të shërbejë Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015.

“Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco