KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet të pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet të pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

13:38, 11/05/2023

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se Prokuroria Speciale po tenton t’i frikësojë mbrojtësit e të akuzuarve në Hagë, për të bërë edhe më shumë presion në pamundësimin e mbrojtjes së tyre.

“Për të bërë edhe më shumë presion në pamundësimin e mbrojtjes së të akuzuarve, Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet të frikësojë mbrojtësit duke kërkuar nga Trupi Gjykues t’i sanksionojë avokatët për opinionet e tyre publike në media të ndryshme në kohën kur pikërisht kjo Prokurori Speciale në mënyrën më brutale e shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë duke deklaruar, jo vetëm një herë se të akuzuarit mund të dënohen me burg të përjetshëm, pa një vendim të formës së prerë të Gjykatës përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Tutje KMDLNj thotë se është skandaloze që materialet nuk po përkthehen plotësisht në gjuhën shqipe.

“Prokurori i Zyrës së Specializuar ka deklaruar se nuk kanë asnjë detyrim ligjor t’i përkthejnë materialet në gjuhën shqipe duke iu referuar rastit të Jakup Krasniqit. Ishte skandaloze që edhe vendimi për caktim të paraburgimit dhe konfirmimi i aktakuzës, vetëm pjesërisht ishin të përkthyera në gjuhën shqipe dhe arsyetimi i DHS-së ishte se; ‘materialet po përkthehen..’”, vlerëson KMDLNj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco