Banorët e ‘Kodrës së Diellit’ në 'hall' me Prishtina Parking

Banorët e ‘Kodrës së Diellit’ në 'hall' me Prishtina Parking

10:46, 03/05/2023

 

Disa banorë të lagjes “Bregu i Diellit”, në Prishtinë po i kundërshtojnë punimet e ‘Prishtina Parking’’

Zeqir Simnica, përfaqësues i lagjes, tha se kanë dalë për të protestuar kundër punimeve, e që sipas tij janë të dhunshme.

“Kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë akterët dhe të prononcohen pse po ndërtohet ky parking pa pëlqimin tonë”, tha ai.

Sipas banorëve, ridizanjimi i parkingut nga ana e kësaj ndërmarrje nuk është i mirëpritur pasi sipas tyre, nuk rregullon gjendjen ekzistuese, por siç thonë ata vetëm shkatërron infrastrukturën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco