Sindikata e RTK-së akuzon Komisionin për Buxhet pse s’iu dolën pagat, Muja i VV-së hidhet në mbrojtje

Sindikata e RTK-së akuzon Komisionin për Buxhet pse s’iu dolën pagat, Muja i VV-së hidhet në mbrojtje

10:39, 03/05/2023

Përmes një emaili, punëtorët e RTK-së të martën janë njoftuar se do të marrin vetëm gjysmën e pagave që kanë për muajin prill, ndërsa pjesën tjetër pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Por përse u lanë këta punëtorë me gjysmë page?

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, përmes një shkrimi në Facebook ka fajësuar deputetët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Trasnfere për mos mbajtje të mbledhjes.

“E gjithë kjo për shkak se deputetët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk dojnë me u taku e me kry këtë punë për të ci lën janë zgjedhur por edhe për të cilën paguhen”, ka shkruar Hoxha.

Përveç deputetëve, Hoxha ka akuzuar edhe Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së duke thënë se po gjejnë kohë dhe para për të qëndruar disa ditë në një nga hotelet me luksoze të Rugovës.


E në postimin e Hoxhës i cili fajësoi deputetët e Komisionit për Buxhet, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimin e deputetit Armend Muja i cili është edhe anëtar i këtij Komisioni.

Muja i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Hoxhës.

Ai ka thënë se projeksioni për muajin prill-qershor 2023 është miratuar nga RTK me datë 20 prill 2023.

Tutje deputeti Muja ka thënë se kjo kërkesë në Kuvend ka ardhur me datë 24 prill, derisa mbledhja e Komisionit ishte paraparë të mbahet me 25 prill, pra sipas Mujës materiali deputetëve duhej të ju shpërndahej tre ditë më herët.

“Çdo pretendim në këtë status është i pavërtete. Projeksioni për periudhën prill-qershor 2023 është miratuar nga RTK me datë 20 prill 2023.Kjo kërkesë në kuvend ka arritur me 24.04.2023.Për tu trajtuar në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Buxhet (25.04.2023) materiali duhet ti shpërndahen deputetëve se paku tri ditë para mbledhjes”, ka shkruar deputeti Muja.

Por, i menjëhershëm në replikë ka qenë edhe Hoxha. Ai ia ka bërë me dije deputetit Muja se RTK është pa buxhet prej 1 prillit.

 

Por përveç problemeve me pagat, partia në pushtet muaj më parë arriti ta fus dorën e saj në transmetuesin publik.

Në mars të këtij viti, aktivisti i LVV-së, Rilind Gërvalla ishte zgjedhur drejtor i televizionit në RTK.

Para se të zgjidhej drejtor, Gërvalla aktivist i LVV-së, ishte shprehur ashpër ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Por, Gërvalla nuk kishte kursyer ofendimet edhe për ish-kryetarin e Federatës së Futbolit të Kosovës Fadil Vokrri.

Emërimin e Gërvallës, e kishte kundërshtuar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ). Ata kishin kërkuar që të mos votoheshin kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.

Pas kritikave nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, sot do të mbaj mbledhje Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco