Deliu-Kodra: Askush nuk e di me çka po merret Kurti, nuk ka fare transparencë

Deliu-Kodra: Askush nuk e di me çka po merret Kurti, nuk ka fare transparencë

12:04, 27/04/2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur lidhur me punët e kryeministrit Kurti, duke thënë se ai nuk ka fare transparencë, dhe është totalisht i papërfshirë në Kuvend.

Ajo tha se askush nuk e di se me çka po merret Kurti, e çka përmban marrëveshja e Ohrit.

“Ne nuk e dimë me çka është duke u marrë kryeministri Kurti. Absolutisht nuk ka transparencë. Është totalisht i papërfshirë në Kuvend, qytetarët janë totalisht të papërfshirë. Nuk e dimë për çka është duke diskutuar dhe nuk e dimë çka përmban marrëveshja’’- tha Deliu-Kodra, raporton teve1.

Në lidhje me termin që do të përdoret në marrëveshje, rreth personave të zhdukur, ajo tha se nëse nuk përdoret termi ‘’persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës’’, atëherë kjo gjë është e papranueshme.

Deliu-Kodra e quajti Kurtin ‘niveli më i ulët i një lideri’, për shkak të standardeve që i ka ndërtuar ai, duke thënë se nuk do të ulet të diskutojë derisa të gjendet edhe i pagjeturi i fundit.

“Unë besoj fuqishëm që termi “persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, nuk do të figurojë në marrëveshje. Natyrisht që për ne është i papranueshëm. Standardet të cilat i ka ndërtuar Kurti kur ka thënë që nuk do ulem të diskutoj derisa të gjendet edhe i pagjeturi i fundit, ky është niveli më i ulët i një lideri i cili shkon deri në këtë masë”- shtoi Deliu-Kodra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco